Sport

Administratori i Vllaznisë akuzon Bylisin për ndërhyrje, reagon Besnik Kapllanaj: Shkojmë në prokurori

22 Qershor 2020, 09:29 Nga DOSJA
Administratori i Vllaznisë akuzon Bylisin për ndërhyrje, reagon

Nis “lufta” Vllaznia-Bylisi. Administratori i klubit shkodran, Suad Lici, ka sulmuar ballshiotët për ndërhyrje te gjyqtarët. Sipas tij, kuqeblutë asnjëherë nuk përdorin “mjete të jashtme” për të siguruar fitoret e skuadrës.

“Vllaznia është skuadra më e pastër deri tani. Këtu më shumë luhet jashtë fushe, sesa brenda fushës. Presidenti i Bylisit ka ndërhyrë te gjyqtarët, që kanë gjykuar takimet mes Vllaznisë dhe Bylisit”, ka thënë Suad Lici për “Ora Sport” në “Ora News”.

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka reaguar menjëherë në “Panorama Sport” për këto deklarata. “Jam habitur nga deklaratat e administratorit të Vllaznisë, Suad Lici, që janë të pavërteta. I kërkoj që t’i tërheqë ato shpifje që ka thënë duke kërkuar falje publike. Në të kundërt për prishje të imazhit tim si president dhe për akuza të pavërteta duke shpifur dhe hedhur baltë në mënyrë të padrejtë, do të bëjmë kallëzim penal në prokurori”, është shprehur ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylisi lici vllaznia bylisi lici vllaznia

Sondazh

Poll