Sport

Spanja “tmerri” i sportistëve, pas Ronaldos dhe Messit, tani është Ancelotti që akuzohet për evazion fiskal

22 Qershor 2020, 12:57 Nga DOSJA
Spanja “tmerri” i sportistëve, pas Ronaldos dhe Messit, tani

SPANJË-Carlo Ancelotti në shënjestër të autoriteteve tatimore në Spanjë. Sipas medieve iberike, në fakt, tatimet e Madridit kanë paraqitur një ankesë kundër teknikut aktual të Evertonit për një evazion të pretenduar të mbi një milion eurove gjatë periudhës dyvjeçare 2014-2015, kur Ancelotti stërviti Realin.

Sipas hetuesve, Ancelotti ka përdorur një rrjet kompleks ndërmarrjesh me zyra në parajsat fiskale, për të fshehur një pjesë të të ardhurave me qëllim shmangien e taksave..

Rastet që bënë më shumë bujë ishin natyrisht ato të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, më dy “yjet” e futbollit që janë detyruar të paguajnë shuma marramendëse për të mbyllur problemet me drejtësinë spanjolle.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport carlo ancelotti futboll spanje carlo ancelotti futboll spanje

Sondazh

Poll