Sport

FOTO/“Po ndizni lukuninë e burrave”, shkrimtarja Flutura Açka kundër moderatoreve të sportit: Do t’u lutesha që t’i

22 Qershor 2020, 10:16 Nga DOSJA
FOTO/“Po ndizni lukuninë e burrave”, shkrimtarja Flutura

TIRANË-Futbolli është kthyer padyshim në një ndër sportet më të dashura jo vetëm për djemtë por edhe vajzat në vendin tonë. Shumë tifoze apo modele janë tërhequr nga ky sport i bukur, ku disa prej tyre kanë guxuar edhe të jenë pjesë e tij si prezantuese në mediat sportive. Përveç drejtuesit të emisionit, duke kopjuar Mediasetin e Berluskonit në Itali, atyre iu vënë në krah edhe ndonjë femër, që përgjithësisht nuk ka lidhje me futbollin.Kushti i vetëm është që të jenë seksi dhe të ekspozojnë format e tyre gjatë emisionit. Ndërkohë shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka reaguar në profilin e saj në Facebook në lidhje me këtë fenomen.

POSTIMI I PLOTË

Vajzat e kujt sporti?

Të jetë kjo zhveshje në programe kryesisht të dedikuar për burra – programet e sportit në tv shqiptare – një zgjedhje e tyre? Apo e shefave të tyre? Vajzat e sportit, i drejtojnë këto programe, besoj unë, sepse e njohin fushën e tyre, jo që të jenë objekt për t’ua kujtuar lukunisë, ndonjëherë shumë të uritur të burrave, se çfarë u mungon. Dhe të zgjuar nga adrenalina e lojës, hedhin sytë te e bija, tek e shoqja, të fqinja, te sekretarja, dhe përdhunimi iu duket sport i tyre. Në njëzet vite në Holandē, nuk më ka zënë syri kurrë, komentatore sporti të zhveshura kështu, madje asnje grua të zhveshur telelevizioni. E kuptoj, këtyre vajzave të mira, u duhet të mbijetojnë në këto ekrane të egra në këto forma, ndryshe do ta pësojnë si ca mikeshat e mia që nuk duken më andejpari ekraneve se janë “plakur”. Por unë do t’u lutesha që t’i ruanin këto fustane për mbrēmjet e diskotekat a plazheve të shumtë, sepse kështu mbrojnë disi nga strabikët mentalë mikeshat e tyre të heshtura pas ekraneve. Ua kam hequr fytyrat vajzave, sepse nuk e kam personale me to – mund të jenë plot të tjera që nuk m’i ka zënë syri – por e kam me ethet e pështira të ekraneve, që ma kujtojnë mua të parës, dhe ne grave shqiptare ku jemi e ku s’jemi, se çfarë është femra. Mua, që kam shkruar libra pë lirinë, mes të tjerash, për lirinë dhe emancipimin e gruas shqiptare

Ndjesë për shembujt e fotove që mora, ato në fakt ishin më të pafajshmet dhe që i gjeta më lehtë, çështja është te thelbi i shqetësimit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport flutura acka futboll moderatoret e sportit flutura acka futboll moderatoret e sportit

Sondazh

Poll