Sport

12 raste me koronavirus në skuadrën ku luan sulmuesi shqiptar: Jemi zgjuar të shokuar, nesër duhet të luajmë në kampionat

20 Qershor 2020, 20:41 Nga DOSJA
12 raste me koronavirus në skuadrën ku luan sulmuesi shqiptar: Jemi

TURQI– Skuadra e Akhisarspor ku aktivizohet sulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi nuk duket aspak e qetë. Nesër ekipi turk do të luajë ndaj Altay-t në transfertë, por rastet me koronavirus sa vijne edhe shtohen. 12 persona janë të prekur nga COVID-19. Këtë e konfirmon vetë futbollisti i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”.

Cikalleshi zbulon se janë zgjuar të shokuar mëngjesin e sotëm pas këtij lajmi, por për fat të mirë sulmuesi kuqezi pohon se gëzon shëndet të plotë dhe nuk është prekur nga ky virus. Por si për të mos mjaftuar kjo, lojtai kavajas na njeh edh me paradoksin e madh, teksa skuadra e tij ditën e nesërme duhet të zbresë në fushë për të luajtur ndeshjen e parë pas ndërprerjes së gjatë.

“Çfarë nuk na vret na bën më të fortë” beson Cikalleshi, i cili e ka të qartë se në takimin e nesërm do të zbresin më të fortë se kurrë në fushën e lojës për personat e prekur nga koronavirusi

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport akhisarspor cikalleshi akhisarspor cikalleshi

Sondazh

Poll