Sport

“Po ikën Mourinho, jo më unë”, deklarata e ditës vjen nga trajneri Shehi

20 Qershor 2020, 19:10 Nga DOSJA
“Po ikën Mourinho, jo më unë”, deklarata e ditës

Orges Shehi, nuk dihet nëse do të vazhdojë të jetë në krye të stolit. Ky i fundit ka folur pas humbjes kundër Laçit me rezultatin 2-0 dhe duket se shpresat e verilindorëve për titull janë shuar.

“Ishte një ndeshje e vështirë, e vuajtëm pak presionin e renditjes. Nuk ishim mirë gjatë lojës, nuk ishim aty ku kemi qenë. Jemi të pakënaqur”.

“Dy qendërmbrojtësit u vunë në tension nga shpejtësia e Grecës dhe topi i dytë. Skuadra duhet të kishte reagim pas pësimit të golit. Nuk është problem skeme, u përshtatëm mirë me Partizanin. Vuajtëm nga topi i dytë i kundërshtarit. Nuk fituam asnjë top të dytë, si në mbrojtje dhe në sulm. Largim? Nuk e mendoj nëse do të rri apo do të iki. Kjo është puna jonë, po ikën Mourinho, jo më Shehi”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi mourinho shehi kukesi mourinho shehi

Sondazh

Poll