Sport

Skandal te Juventusi, Ronaldo refuzoi urdhërin e trajnerit Sarri para finales me Napolin!

20 Qershor 2020, 17:58 Nga DOSJA
Skandal te Juventusi, Ronaldo refuzoi urdhërin e trajnerit Sarri para

Juventusi ka disa ditë që merr vetëm kritika në media, pas disfatës në finalen e Kupës së Italisë. Napoli doli triumfues dhe bardhezinjtë nuk e kanë kapërdirë ende.

Trajneri Sarri dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë më të sulmuarit nga media dhe tifozët. Ata duket se janë protagonistët e një prapaskene të ndodhur pak para ndeshjes me napolitanët.

Sarri i ka kërkuar portugezit të luajë në rolin e qendërsulmuesit, por CR7 nuk ka pranuar. Ai ka kërkuar me ngulm të jetë sulmues krahu. Kështu, vendin e tij e ka marrë Dybala (si 9-sh).

Mediat raportojnë se në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Napolin Ronaldo ka thënë para gjithë skuadrës se nuk kishte ndërmend të luante në qendër. Pjesën tjetër të historisë e dini vetë. Juventusi nuk fitoi, Ronaldo nuk shënoi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus ronaldo sarri juventus ronaldo sarri

Sondazh

Poll