Sport

VIDEO: Shqiptari Enis Bardhi shkëlqen në La Liga, ky gol është alla Leo Messi

20 Qershor 2020, 15:51 Nga DOSJA
VIDEO: Shqiptari Enis Bardhi shkëlqen në La Liga, ky gol

Levante në La Liga ka një shqiptar fantastik si Enis Bardhi, i cili shpesh “imiton” yllin Leo Messi me gjuajtjet e tij spektakolare.

Sot legjionari kuqezi ka shënuar një gol shumë të bukur në fitoren e3-1 të Levantes në transfertë me Espanyol. Kur ndeshja ishte në ekuilibër 1-1, Bardhi u bë protagonist me klasin e tij.

Në minutën e 67-të, mesfushori i talentuar mori një top në hyrje të zonës, dribloi disa kundërshtarë dhe finalizoi bukur me të djathtën. Levante mori tri pikët e frymëzuar nga gjenialiteti i tij.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bardhi gol levante bardhi gol levante

Sondazh

Poll