Sport

Laçi “shtyn” Tiranën drejt titullit, mund Kukësin! Bylis fiton në frymën e fundit, ndërsa Teuta e kthen në festival g

20 Qershor 2020, 17:35 Nga DOSJA
Laçi “shtyn” Tiranën drejt titullit, mund Kukësin!

SHQIPËRI– Kanë përfunduar edhe tre ndeshjet e Kategorisë Superiore, duke mbyllur kështu javën e 30-të të kampionatit shqiptar. Kukësi me shumë mundësi mund t’i thotë lamtumirë ëndrrës për titullin kampion, humbja ndaj Laçit në transfertë me shifrat 2-0 sfumon objektivin e verilindorëve që tani diferenca shkon në 9 pikë larg. Regi Lushkja i dha epërsinë Laçit në minutën e 35-të, ndërsa Selmani realizoi në minutën e 71 duke i dhënë një goditje të fortë shpresave të Kukësit.

Fitore “in extremis” e Bylisit përballë Skënderbeut në “Adush Muça”. Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Isli Hidi me 11-metërsh në minutën e tretë shtesë. Një fitore që merr shumë vlera për ballshiotët, të cilën krijojnë një diferencë prej katër pikësh me Vllazninë, e cila me renditjen aktuale do të luante në play out.Përmbush pritshmëritë

Teuta në transfertë me Luftëtarin, ku fitoi me rezultatin e thellë 1-5. Për skuadrën e drejtuar nga Edi Martini e hapi serinë e golave Hebaj, për ta vijuar me dy golat e njëpasnjëshëm të Kallaku, finalizimin e Avdylit dhe në fund sërish me Kallakun, që sigloi tregolësh në këtë takim.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis kategoria superiore kukesi laçi bylis kategoria superiore kukesi laçi

Sondazh

Poll