Sport

3 futbollistë shqiptarë dyshohen për koronavirus, deklarata për Dosja.al: Asnjëri nuk ka simptoma

20 Qershor 2020, 19:04 Nga DOSJA
3 futbollistë shqiptarë dyshohen për koronavirus, deklarata

Sot në mbrëmje u raportua në media të ndryshme, se klubi i Shënkollit (në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar) ka vënë në karantinë 3 futbollistë. Këta të fundit dyshohet se janë të prekur nga koronavirusi, sepse janë me temperaturë.

Ata pritet që t’iu nënshtrohen tamponëve dhe nesër do të mësohet zyrtarisht nëse janë të prekur. Ende nuk janë bërë publike emrat, por thuhet se kanë takuar një person në spitalin e Lezhës, i cili ishte i infektuar nga COVID-19.

Dosja.al u interesua për këtë lajm duke pyetur lojtarë të skuadrës. Rezulton se asnjëri prej lojtarëve nuk ka ndonjë simptomë (as temperaturë). “Nuk kemi patur asnjë shqetësim. Temperaturë nuk bëhet fjalë, asnjëri prej nesh”, thotë njëri prej tyre për redaksinë tonë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus infektim shenkolli coronavirus infektim shenkolli

Sondazh

Poll