Sport

Alex Zanardi, ish piloti i Formula 1 që po lufton me jetën për herë të dytë, u përplas me një kamion

20 Qershor 2020, 19:29 Nga DOSJA
Alex Zanardi, ish piloti i Formula 1 që po lufton me jetën për

ITALI-Alex Zanardi, ish-piloti i Formula 1 po lufton mes jetës e vdekjes, përsëri, për herë të dytë. E edhe këtë herë janë shpejtësia dhe dashuria për sportin. Ishte në shoqëri të miqve e po përshkonte kilometrat e fundit të etapës së stafetës, rezervuar për atletët paralimpikë në handbike, bicikletë ose karrocë olimpike.

Alex, si gjithnjë, ishte në drejtimin e handbike kur mbeti i përfshirë në impaktin dramatik. Ka përplasur kokën dhunshëm, duke humbur kaskën, e është cuar me urgjencë në spital.

Fillimisht koshient, u transportua me helikopter në spitalin Le Scotte në Siena, ku u operua me urgjencë në neurokirurgji. Gjendja e tij, sipas boletinit të parë mjekësor, “është e një vështirësie ekstreme”. Zanardi humbi këmbët në vitin 2001, pas një aksidenti në garat e Formula 1.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alex zanardi formula 1 alex zanardi formula 1

Sondazh

Poll