Sport

Bayern mposht ekipin e Abrashit me dopietën e Lewandowskit, Borussia vendos super rekord

20 Qershor 2020, 15:40 Nga DOSJA
Bayern mposht ekipin e Abrashit me dopietën e Lewandowskit, Borussia vendos

Bayern dhe Lewandowski kanë lindur për njëri-tjetrin. Skuadra bavareze sot mposhti 3-1 Freiburgun në javën e parafundit të kampionatit gjerman.

Legjionari Amir Abrashi luajti shumë pak (e nisi dy minuta para fundit të kohës së rregullt). Protagonisti i takimit ishte Lewandowski, i cili shënoi dy gola. Ai është lojtari i parë jo gjerman që shënon më shumë se 31 gola në një sezon në historinë e futbollit elitar gjerman.

Tashmë polaku numëron 33 gola. Ndërkohë, sot edhe Borussia Dortmund shkroi historinë. Verdhezinjtë fituan 2-0 ndaj Leipzigut në transfertë falë një dygolëshit të Haaland.

Me gjithsej 84 gola të shënuar në këtë sezon të Bundesligës, verdhezinjtë kanë vendosur një rekord të ri për numrin e golave të shënuar në një sezon.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern dortmund lewa bayern dortmund lewa

Sondazh

Poll