Sport

Dy humbje në tri ditë, Arsenali turpërohet sërish në Premier League

20 Qershor 2020, 16:12 Nga DOSJA
Dy humbje në tri ditë, Arsenali turpërohet sërish në

Arsenali vijon me zhgënjimet. Sikur të mos mjaftonte humbja 3-0 me Manchester City tri ditë më parë, skuadra e Artetës sot u mposht 2-1 në fushën e Brightonit.

45 minutat e para u mbyllën në barazim dhe me një dëmtim të frikshëm të pësuar nga portieri Leno. Gjermani la fushën në minutën e 40-të për shkak të një dëmtimi të pësuar në gju.

Golin e parë të takimit e shënuan miqtë në minutën e 68-të me talentin Pepe. Festa e Topçinjve zgjati fare pak, sepse Brighton barazoi në minutën e 75-të me Dunk. Barazim në 15 minutat e fundit? Jo, kur Arsenali del në sulm. Maupay në fund shtangu londinezët dhe i dha ekipit të tij 3 pikë!

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal brighton premier league arsenal brighton premier league

Sondazh

Poll