Sport

Bayern kërkon talentin e madh shqiptar, ka shënuar 15 gola këtë sezon!

20 Qershor 2020, 16:06 Nga DOSJA
Bayern kërkon talentin e madh shqiptar, ka shënuar 15 gola

Futbollistët shqiptarë nëpër botë dalëngadalë po fitojnë vëmendje. Sigurisht, fjala është për ata që rriten kryesisht jashtë. Emri i radhës është Fisnik Asllani, i cili nuk firmosur për Union Berlin.

Sulmuesi 18-vjeçar ka patur shumë oferta dhe ka refuzuar të rinovojë me klubin gjerman. Ai ka mbyllur një sezon të suksesshëm, duke shënuar 15 gola me moshat e Union Berlinit.

Menaxheri i tij, Kadir Ozdogan, është i bindur se e pret një klub i madh. “Hoffenheim, Schalke 04, Hertha dhe Bayern janë të interesuar. I shoh të mundshme, jo Unionin”, është shprehur ai për “bz-berlin.de”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport asllani bayern oferta asllani bayern oferta

Sondazh

Poll