Sport

7 korriku me 20 mijë tifozë në “Air Albania”, Federata po pret reagimin e kryeministrit Rama

20 Qershor 2020, 15:16 Nga DOSJA
7 korriku me 20 mijë tifozë në “Air Albania”,

Në Federatën Shqiptare të Futbollit po presin me padurim një dritë jeshile për të lejuar zhvillimin me tifozë të derbit të kryeqytetit në “Air Albania” (herën e fundit ishin thuajse 20 mijë).

Kryendeshja e vitit do të luhet më 7 korrik. ABC News raporton se së fundmi ka pasur kontakte mes Federatës e qeverisë për të bërë të mundur kthimin e tifozëve në stadium. Shembulli nuk është larg: derbi i Beogradit, Partizan-Crvena Zvezda, ku u pa se diçka e tillë është e mundshme.

Kryeministri Edi Rama ende nuk ka dhënë një përgjigje të qartë. Në FSHF besojnë se ai po pret që të ketë një ulje të numrit të rasteve, përpara sesa të marrë një vendim.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf rama tifoze fshf rama tifoze

Sondazh

Poll