Të mërkurë seancë plenare, opozita mobilizohet për protestën e rradhës
1 Prill 2019, 10:31Nga DOSJA
Tiranë- Pas vendimit të Gramoz Ruçit që të mërkurën të zhvillohet seanca e rradhës edhe opozita ka nisur të mobilizohet për protestë.
Mësohet se protesta e rradhës e opozitës do të zhvillohet ditën mërkurë në orën 09:30 para godinës së Parlamentit.
Theksojmë se ditën e sotme socialistët kanë mbledhur grupin parlamentarë, ku kanë shpërndarë disa nga porositë e fundit për seancën plenare që pritet të zhvillohet ditën e mërkurë, ora 10:00. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama u ka thënë deputetëve të vijojnë punën për organizimin e zgjedhjeve lokale 2019, pasi sipas tij opozita do të hyjë në këto zgjedhje.
“Opozita nuk ka çfarë bën dhe do hyjë në zgjedhjet vendore ose do digjet politikisht.”-është shprehur Rama.
Gjithashtu, në mbledhje është vendosur që Partia Socialiste të kërkojë zgjatje të afatit për punën e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. (lexo këtu)
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Një ditë më parë kryeministri Edi Rama publikoi një foto me disa të rinj që sipas tij janë ekselentë.“Ekselentët e sapopunësuar në Ministrinë e Financa...
TIRANË– Ish-depuetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, ka folur sot për jetën e saj pas largimit nga politika duke deklaruar mbështetjen e hapu...
TIRANË- Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar deklaratat e Komisionerit për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn, i cili foli për sh...
TIRANË- Kryetari i Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ka folur për akuzat që i janë bërë nga opozita. I ftuar në Ora News në emsionin ‘Tempora’...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar kundër ish-ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës, Daiman Gjiknurit për propozimi...
Tiranë- Një ditë më parë minisitri i Jashtëm Gent Cakaj iu hoqi targat diplomatike 41 konsujve të nderit në vendin tonë. Në listën e Cakajt ishte edhe Arben Mal...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk kurseu sot sharjet ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe asaj të LSI-së Minka Kryemadhi. (Lexo këtu)Rama zgjodhi që...