Politike

Dash Shehi komenton deklaratat e Hahn: Dyshoj, jo vetëm tek ai por dhe tek dreqi

2 Prill 2019, 20:28 Nga DOSJA
Dash Shehi komenton deklaratat e Hahn: Dyshoj, jo vetëm tek ai por dhe tek

TIRANË- Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar deklaratat e Komisionerit për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn, i cili foli për shancet e Shqipërisë për hapjen e negociatave.

I ftuar në “Ora News”, Shehi tha se dyshonte deklaratat e komisionerit, duke shtuar se “Disa sonte mund të thonë ç’është ky u marrë që dyshon tek Hani. Jo tek Hani, dyshoj edhe tek dreqi!”.

“Do ndodhë po nuk do të ndodhë këtë do ta shikoj. Unë uroj që të ndodhi edhe në qoftë se ia dedikojnë kësaj mazhorance. Nuk ka bërë asgjë në këto 6 vjet. Kam dyshimet e mia për këtë punë. Nuk më rakordojnë disa orare, disa skadenca. Evropa ka zgjedhje dhe nuk dihet nëse do të jetë të njëjtët komisionerë. Pasi e mbylla urimin, edhe sikur të thonë se e ka bërë Edi Rama. Ne nuk na kanë futur kur nuk kemi bërë dy hapa përpara jo kur bëjmë hapa prapa. Mundet, me entuziazmin e Cipras në Shkup, mundet që disa letra të këqija të mbyllen në Ballkan dhe ne nuk mund të përfitojmë. Kam dyshimet e mia. Disa sonte mund të thonë ç’është ky u marrë që dyshon tek Hani. Jo tek Hani, dyshoj edhe tek dreqi!”, tha ai.

Më herët gjatë ditës, Hahn tha se Komisioni Evropian është i vendosur të paraqesë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në raportin që pritet të publikohet në 29 maj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dashamir shehi integrimi i shqiperise johanes hahn negociatat me be dashamir shehi integrimi i shqiperise johanes hahn negociatat me be

Sondazh

Poll