Politike

“Kunati i Kodhelit”, kreu i KLP i përgjigjet opozitës: Akuza fëminore

2 Prill 2019, 19:59 Nga DOSJA
“Kunati i Kodhelit”, kreu i KLP i përgjigjet opozitës:

TIRANË- Kryetari i Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ka folur për akuzat që i janë bërë nga opozita. I ftuar në Ora News në emsionin ‘Tempora’, ësthë shprehur se akuzat që bën opozita nuk qëndrojnë.

“Më irritonte teza që jam në konflikt si shkrues i Reformës në Drejtësi dhe gjithashtu kryetar i KLP, por u mësova. Nuk kam konflikt, ishin akuza politike, këto janë avantazh për mua. KLP merret me karrierat e prokurorëve, meritat, është proces administrativ, nuk merremi me çështjet”, tha Ibrahimi.

Më tej kreu i KLP, është përgjigjur dhe për akuzat që i janë bërë, pasi ai është kunat i Mimi Kodhelit. Për këto akuza ai tha se kjo gjë nuk është argument, pasi kishte kontribuar për shoqërinë dhe i qujait deklarat e opozitës si fyerje fëminore.

Në këtë intervistë kontrolluesi i prokurorëve u shpreh dhe për mundësinë e rikandidimit të Arta Markut, si Prokurore e Përgjithshme. “Reforma në drejtësi është komplekse, nuk parashikohet çdo gjë në detaj”, tha Ibrahimi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuza fëminore gent ibrahimi kunat i kodhelit akuza fëminore gent ibrahimi kunat i kodhelit

Sondazh

Poll