Politike

Dhunimi i Luçiano Boçit, PD: Ndalim barbar, komandoi bashkëpunëtori i Alizotit

2 Prill 2019, 17:50 Nga DOSJA
Dhunimi i Luçiano Boçit, PD: Ndalim barbar, komandoi

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të videos ku ish-deputeti Luçiano Boçi është tërhequr nga policia për t’u shoqëruar. PD-ja shkruan se në krye të forcave të rendit qëndronte bashkëpuntorin i Alizotit, Nëndrejtorin i policisë së Elbasanit Berti Nushi.

“Mënyra se si ndalohet ish-deputeti Luciano Boci, barbare. Reagimi dhe trajtimi nga forcat e rendit karakterizohet nga dhuna me ne krye Bashkepuntorin e Alizotit, Nendrejtorin e policise se Elbasanit Berti Nushi. Ish-drejtori i Policise se Fierit ka shfaqur nje sjellje barbare te karakterizuar ne te gjitha format e dhunes dhe kjo eshte figura me e keqe per nje shtet denokratik qe ne duam me zemer,”– shkruan PD-ja.

Albert Nushi akuzohet nga opozita se ka paguar Fredi Alizotin, për çështjen Babale.
Ditën e sotme qytetarët në Cërrik janë përplasur me policinë pasi kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën eskortës së kryeministrit Edi Rama. Pas përplasjeve, Luçiano Boçi, ish-deputeti i PD-së në qarkun e Elbasanit është shoqëruar në polici duke u tërhequr zvarrë. Bashkë me të janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albert nushi cerrik edi rama luciano boci partia demokratike albert nushi cerrik edi rama luciano boci partia demokratike

Sondazh

Poll