Politike

Përplasja e Boçit me Nushin, Basha: Pushteti i grabitur me narkokriminelë e vota të blera

2 Prill 2019, 19:10 Nga DOSJA
Përplasja e Boçit me Nushin, Basha: Pushteti i grabitur me

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për përplasjen e sotme mes ish-deputetit Luçiano Boçi me nëndrejtorin e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi.

Në një reagim në mediat sociale, Basha shkruan se dhuna ndaj Boçit tregon se fundi i Rmës është afër.

REAGIMI I PLOTË

Dhunimi dhe shoqërimi i ish-deputetit dhe pedagogut Luçiano Boçi nga banditi Bert Nushi tregon se pushtetin e grabitur me narkokriminelë e vota të blera po rreken ta mbajnë me dhunën e policëve të inkriminuar. Ky akt dëshmon friken dhe fundin e afërt të Maduros se Ballkanit.

As krimi e as policët e inkriminuar nuk e mbrojnë dot më këtë regjim. Organizatës kriminale të Rilindjes dhe kreut të saj i ka ardhur fundi. Populli është në këmbë dhe nuk trembet e nuk ndalet më!

Sot në Cërrik, ish-deputeti Luçiano Boçi u përplasë me unfomat blu, të cialt e tërhoqën zvarrë dhe e shoqëruan në komisariat. Boçi ishte në protestën e banorëve, të cilët i bllokuan rrugën Ramës dhe nuk dëshironin që ai të zhvillonte takimet e planifikuara.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albert nushi luciano boci lulzim basha albert nushi luciano boci lulzim basha

Sondazh

Poll