Politike

Përplasjet me policinë, Boçi: Albert Nushi më kërcënoi me jetë

2 Prill 2019, 17:06 Nga DOSJA
Përplasjet me policinë, Boçi: Albert Nushi më

CËRRIK- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, është përplasur sot me policinë pasi së bashku me disa qytetarë kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën eskortës së kryeministrit Edi Rama.

Në këtë përplasje, Boçi është tërhequr zvarrë nga policia dhe më pas është shoqëruar në polici. (Lexo këtu)

Pas shoqërimit, Boçi është shprehur se është kërcënuar edhe me jetë nga nëndrejtori i Policisë së Elbasanit, Albert Nushi, i cili akuzohet nga opozita se ka paguar Fredi Alizotin, për çështjen Babale.

“Ishte një përplasje fizike me ish-drejtorin e Fierit, atë që paguante Fredi Alizotin, që ka dy akuza të rëndë në kurriz të tij dhe na e kanë sjellë për të pastruar në Elbasan. Ishim në bordurën e urës për protestën tonë. Protesta nuk kishte nisur.

Me atë brutalitetin e tij, na ka kërcënuar me jetë, më ka kërcënuar mua”, shprehet Luçiano Boçi.

Më tej ai shton: “Këto janë ato ish-drejtorët që e kap për veshi Fred Alizotin në përgjim dhe bën cubin me qytetarët me ne.

Këta janë ata maskarenjtë që tentojnë që të mbyllin gojën dhe të godasin qytetarët. Protesta nuk kishte nisur, por prisnin kalimin e ‘kortezhit’ të Ramës, se ashtu është ai kur vjen në zonat tona. Këta nuk kursejnë asgjë.

Policia merr urdhra politikë, paguhet nga krimi. Kjo ishte shprehje proteste sipas të gjitha standardeve. 13 Prilli po vjen, protesta do të jetë më e fortë, dhe përgjigjen do ta marrë Rama, Fred Nushi dhe të tjerët”

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albert nushi luciano boci përplasjet me policinë në cërrik albert nushi luciano boci përplasjet me policinë në cërrik

Sondazh

Poll