Politike

Ish-deputetja e PS u del krah kolegëve: E drejta e tyre për të mos shkuar në debate

2 Prill 2019, 20:54 Nga DOSJA
Ish-deputetja e PS u del krah kolegëve: E drejta e tyre për të

TIRANË– Ish-depuetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, ka folur sot për jetën e saj pas largimit nga politika duke deklaruar mbështetjen e hapur për të gjithë kolegët e saj që nuk shkojnë në debate televizive me përfaqësues të opozitës.

E ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News, Leskaj tha se “Në fakt unë nuk kam marrë shumë leje edhe më përpara. Kam thënë jo kur kam gjykuar që nuk duhet ta bëj”.

Pjesë nga biseda në studio

Gazetarja: Do ta bënit nëse do të ishit edhe tani në PS?

Leskaj: Padyshim që do ta bëja.

Gazetarja: Ju duket normale zonja Leskaj ky vendim që është marrë. Ju e shihni nuk bëhen më debate, përaqësuesit vijnë të vetëm dhe duhet marrë leje edhe atëherë.

Leskaj: Kjo nuk ka të bëjë vetëm me një palë dhe unë nuk po marr krah. Sepse në fund të fundit kushdo që shkon në debat padyshim që ka një zgjedhje. Edhe unë kur kam shkuar nëpër debate kam pasur raste që kam refuzuar. Jo se më ka detyruar partia, por ka qenë zgjedhja ime personale. Më ka ndodhur edhe në televizione të rëndësishme. Madje më ka ndodhur edhe që janë shkëputur nga një emision. 

Kjo ka të bëjë edhe me integritetin sepse nëse ke përballë një njeri që nuk ofron debat … Këtu debatet vërtiten më shumë rreth emra dhe personit, kalon në personale. Nuk besoj që ky lloj debati është konstruktiv. Unë u jap shumë të drejtë kolegëve të mi të refuzojnë ato lloj debatesh.

Ndër të tjera ish-deputetja foli dhe për ceremoninë e 10-vjetorit të NATO-s, duke thënë se mungesa e Bashës dhe Berishës në ceremoni është një muhabet shqiptarësh. Ajo tha se edhe themeluesit e kombit shqiptar kështu janë pakësuar me kalimin e kohës.

Ju rikujtoj sesi fotografia ime është fshirë në kohën kur qeveriste PD. Nuk e di a kishte ftesë Basha e Berisha për në ceremoni”, tha Leskaj.

(a.b/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike opozita partia socialiste valentina leskaj opozita partia socialiste valentina leskaj

Sondazh

Poll