Politike

“Presim 1 muaj”, Murrizi ironizon Gjiknurin: Rri poshtë dritares me kitarë, prit dhe Gurun

2 Prill 2019, 18:04 Nga DOSJA
“Presim 1 muaj”, Murrizi ironizon Gjiknurin: Rri poshtë

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar kundër ish-ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës, Daiman Gjiknurit për propozimin e këtij të fundit për Reformën Zgjedhore.

Në një reagim në Facebook, Murrizi shkruan me ironi se deputeti i PS, mund të pres me kitarë apo me këngë labe Oerdin, por mund të pres dhe Gurun.

Nostalgjia Juaj aq e madhe per njeri tjetrin qe te shpetoni karriket tuaja ne kuvend me nje ligj bastard te hartuar ne prill 2008, eshte aq e madhe sa si afat te fundit qe Ti pret te “ dashurin” e zemres, ke caktuar diten e deshmoreve pra daten 5 maj”, shkruan më tej deputeti demokrat.

POSTIMI I PLOTË

“DASHURIA” e Damianit per Oertin nuk mund te jete aq e forte dhe  “romantike” sa te shkeli RREGULLOREN E KUVENDIT

Ti o Damian mund te presesh poshte dritares me kitare ne dore duke i kenduar serenate ose kenge labe nga bregu ,jo vetem Oertin por edhe Gurun, por kurre nuk mund te besh komisjon parlamentare per REFORMEN ZGJEDORE me qytetare jashte KUVENDIT

Nostalgjia Juaj aq e madhe per njeri tjetrin qe te shpetoni karriket tuaja ne kuvend me nje ligj bastard te hartuar ne prill 2008, eshte aq e madhe sa si afat te fundit qe Ti pret te “ dashurin” e zemres, ke caktuar diten e deshmoreve pra daten 5 maj

Zoti te ruajt mendjen Damjan Ty dhe atyre qe jeni “dashuruar” kaq shume duke u tallur me votat e QYTETAREVE SHQIPTARE siç ju ka interesuar menderes Tuaj, dhe meqenese eshte dita e deshmoreve ishalla nuk na sillni per se gjalli historine e Romeo dhe Zhuljetes

Komisionet parlamentare krijohen me DEPUTET o Damjan, jo me ish DEPUTET

Se po te jete me ish DEPUTET o Damjan ty dhe Oertit nuk ju vjen radha deri nga viti 2100 se pas lenies se karrikes se KUVENDIT nuk ju mbajne mend as familjaret Tuaj se keni qene ndonjehere DEPUTET.

Ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, i deleguar nga Partia Socialiste për çështjet zgjedhore ka thënë sot se Reforma Zgjedhore do të jetë e vlefshme për zgjedhjet parlamentare 2021. Ai tha se PS do e presë PD deri në fund të mandatit të Komisionit Zgjedhor për të realizuar Reformën Zgjedhore. (Lexo këtu)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri myslim murrizi reforma zgjedhore damian gjiknuri myslim murrizi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll