Politike

Nga fyerja “rrotë k***” në Kuvend tek “Noc Rroku” në Librazhd, momentet e daljes së kryeministrit nga vetja

2 Prill 2019, 16:35 Nga DOSJA
Nga fyerja “rrotë k***” në Kuvend tek “Noc

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk kurseu sot sharjet ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe asaj të LSI-së Minka Kryemadhi. (Lexo këtu)

Rama zgjodhi që për t’u thënë se në zgjedhje nuk mund të fitojnë, të përdorë një fjalor pornografik, ku u shpreh: “Tani ata dalin dhe hynë mes turmës dhe i thonë popullit se tani jemi si ju dhe u thonë hidhuni ju, digjni, hidhuni ju dhe shkatërroni, hidhuni ju dhe bëni rrëmujë, se kush e di mund të marrim pushtetin. Jo more! Noc Rrokun do të marrësh Lul, jo pushtetin! Se kush do marrë Nocin se kush do marrë Rrokun, ndaje me Monikën pastaj.”

Por kjo nuk është as hera e parë kur kryeministri Edi Rama përdor të tillë fjalor ndaj kundërshtarëve të tij politik dhe jo vetëm.

Në vitin 2014 nga karrigia e Kryeministrit do të shante paraardhësin e tij Sali Berisha, menjëherë pasi Rama tha nga foltorja se nuk mund të gjeni asnjë mungesë etike në fjalët e tij.

Rama asokohe do t’i drejtohej Berishës duke i thënë:

“Maskara. Maskara. Shif sa maskara është. Bastard. Delirant, delirant. Budalla.”, për të shkuar më tej tek shprehja e rëndë e thënë ndër dhëmbë: ” O rrotë K***”!

Më tej, kryeministri Edi Rama, nuk do të kursente fyerjet as edhe ndaj simbolit kombëtar, “Shqiponjës” të vendosur tek sheshi me të njëjtin emër.

Pasi vendosi që ta prishë rrethrrotullimin për t’i hapur rrugë ndërtimit të “Unazës së Madhe”, Rama e konsideroi Shqiponjën e vendosur nga familja Destani për nderë të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund?”, – shkruante Rama në Twitter.

Por pas kësaj, mediet publikuan audio ku një qytetar fliste në telefon me Kryeministrin, i cili duke iu përgjigjur akuzave që qytetari i kishte bërë për vjedhje, do t’i drejtohej duke i thënë: “Çfarë vodha unë mor të q**sha robt. Mor rrugaç, mor maskara!”.

 

Por seria e këtyre sharjeve vijon më tej.

Gjatë seancës parlamentare të 25 shkurtit të vitit 2016, kryeministri Edi Rama, pas një përplasje me ish-deputeten demokrate Albina Deda, ku kjo e fundit e qëlloi me një top letre.

Pjesë nga replikat:

Albina Deda: Merre, e ke nga Mirdita, e cila nuk ka vetëm kriminelët që fut ti në Parlament por ka dhe ata që përfaqësoj unë

Edi Rama: Ku e fute moj që e lage?!

Rasti tjetër i ‘shpërthimit’ të kryeministrit në sharje, ishte gjatë seancës së 31-janarit të këtij viti, ku nuk do të ‘kursehej’ në sharje ndaj ish-kryeministrit Berisha, pasi ky i fundit e pyeti nëse bashkëshortja e tij kishte apo jo aksione në bankën offshore.

Kësaj pyetje Rama iu përgjigj me sharje, ndërsa tha:

“Ti je njeri që s’ke kanun dhe s’ke moral, as kushtetutw, as nder… Por t’i gruas time dhe familjes time i ha ato që nuk thuhen.”

Ndërsa kujtojmë se Rama është filmuar teksa në një fjalim politk kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, do të thoshte para medieve mes të tjerave: “S’ka asnjë burrë nëne, e asnjë bir k*rve…”

Kryeministri Edi Rama, ndërsa në foltore të Kuvendit flet për etikë, në jo pak raste në fjalimet e tij, jo vetëm që mungon etika, por fjalët e tij i përgasin një fjalori pornografik, rasti i fundit ishte në ditën e sotme, për të mos përmendur replikat në Facebook me komentuesit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama fyerjet e kryeministrit noc rroku rrotë k** edi rama fyerjet e kryeministrit noc rroku rrotë k**

Sondazh

Poll