Politike

Arben Malaj sulmon Cakajn: Ke humbur fokusin, targat diplomatike s’mi keni dhënë asnjëherë

2 Prill 2019, 08:29 Nga DOSJA
Arben Malaj sulmon Cakajn: Ke humbur fokusin, targat diplomatike s’mi keni

Tiranë- Një ditë më parë minisitri i Jashtëm Gent Cakaj iu hoqi targat diplomatike 41 konsujve të nderit në vendin tonë. Në listën e Cakajt ishte edhe Arben Malaj, ish-ministri i Financave, i cili ka reaguar për këtë vendim të ministrit.

Ai është shprehur se nuk ka pasur asnjëherë targa diplomartike dhe pse ka një vit Konsull Nderi i Austrisë në vendin tonë.

Malaj thekson se ministria e Jashtme ka humbur fokusin te prioritetet kombëtare dhe merret me lajme të tilla. 

“Fokusi i zv ministrit tek levizjet ne staf , target apo passaporat diplomatike e demtojne profilin e nje shtetari, demtojne kredibilitetin e MEPJ e cila duket se ka humbur fokusin tek prioritetet kombetare dhe ploteson axhenden mediatike me lajme te tilla.”, shkruan Malaj. 

Reagimi: 

Nje sqarim pa targa diplomatike, te cilat nuk i kam marre edhe pse kam nje vit Konsull Nderi i Austrise per Shqiperine jugore. Perzgjedhja konsull nderi eshte nje proces diplomatic shume burokratik deri ne vleresimin nga sherbimet sekrete te dy vendeve, vendit propozues dhe vendit ku do te ushtroj aktivitetin. Eshte e vertete qe propozimin e nje vendi duhet ta miratoj vendi prites ne kete rast Shqiperia. Kisha shpresuar qe zvendes ministri i jashtem, do kishe kerkuar takim me shoqaten e konsujve te ndert per ta promovuar kete mundesi diplomatike per promovimin e vendi tone, per rritjen e aktiviteteve ekonomike,shkencore e kulturore. Kisha shpresuar se nqs realisht ka nje problem me target, Sekretari i Pergjithshem I MEPJ te bente nje takim me kryetarin e shoqates se konsujve te nderit dhe qartesonte problemin konkrete dhe bashkepunonin per zgjidhjen e tij sa me shpejte. Fokusi i zv ministrit tek levizjet ne staf , target apo passaporat diplomatike e demtojne profilin e nje shtetari, demtojne kredibilitetin e MEPJ e cila duket se ka humbur fokusin tek prioritetet kombetare dhe ploteson axhenden mediatike me lajme te tilla.
Dite te mbarë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll