Politike

Hapa pas në shkarkimin e Metës? Balla tregon ‘mëkatin’ e presidentit: Na duhet edhe Gjykata Kushtetuese

20 Qershor 2020, 10:53 Nga DOSJA
Hapa pas në shkarkimin e Metës? Balla tregon

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla në deklaratën e tij për shtyp, ka folur edhe për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në fjalën e tij, Balla tha se parësore është ngritja e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të marrë vendimin për largimin e Metës nga detyra.

Shkarkimi i Metës, do të kemi hapa pas? Shkarkimi i Metës nuk ka qënë qëllim në vetëvete. Komisioni Parlamentar ëshët një komision, i cili po vijon punën dhe ka pasur disa çështje të rëndësishme. Afati skadon në korrik. Mëkati i presidentit është i qartë si drita e diellit dhe lidhet me aktin joligjor të dekretit të datës së zgjedhjeve të 30 qershorit. Shkarkimi i tij do edhe miratimin e Kushtetueses prandaj dhe e kemi prioritet,”-tha Balla. 

Pas publikimit të dy opinioneve të Komisionit të Venecias, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dalë në një konferencë për shtyp për të komentuar rekomandimet. Balla ‘kritikoi’ reagimin e presidentit Ilir Meta dhe opozitës, duke i kërkuar që të mos i interpretonin rekomandimet si tifozë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike balla per komisionin e venecias ilir meta taulant balla balla per komisionin e venecias ilir meta taulant balla

Sondazh

Poll