Politike

Balla i përgjigjet ashpër Miranda Rirës: Në 30 qershor lirohesh nga detyra

2 Prill 2019, 15:34 Nga DOSJA
Balla i përgjigjet ashpër Miranda Rirës: Në 30 qershor

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur kryetares së Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rirës. Në një reagim në Facebook, Balla shkruan se në 30 qershor Rira do të lirohet nga detyra, pasi sipas tij nuk mund të lihet Përrenjasi në dorën e saj dhe të LSI-së.

E dashur Miranda, sot kryeministri me shumë përzemërsi të uroi në mungesë lindjen e fëmijes dhe nuk e kuptoj si jeni bërë kështu të gjithë në atë çerdhen e LSI, që flet Monika një gomarllëk e ju me vrap ta përsërisni! Ah po, Edi Rama tha gjithashtu që në 30 qershor ti do jesh e liruar nga detyra, sepse ne s’do ta lëme më Prrenjasin në dorën tënde e të LSI! Po jo pse ti je grua, po sepse je e paaftë dhe e padenjë për votën që more katër vjet më parë. Njësoj si Monika në fakt, e paaftë dhe e padenjë për votat që ka marrë, se për ato që ka blerë s’kemi ç’i themi, mall mori mall hodhi në lumë! Kështu që pa merak Miranda, hyn ti s’hyn ti në zgjedhje, Perrenjasi do kalojë me ata që e respektojnë mandatin e popullit dhe ata jemi ne, Partia Socialiste e Shqipërisë”, shkruan Balla.

Debati mes Miranda Rirës dhe zyrtarëve të PS, është risjellë dhe sot në vëmendje pas deklaratëve të Ramës. Në një takim me qytetar të Përrënjasit Rama tha se  Rira do të marrë pushimet së shpejti për të pasur më shumë kohë për fëmijën e dytë që pret. (Lexo këtu) Pas kësaj është përgjigjur kryebashkiakja e Përrenjasit, e cila tha se  nëse do të futet LSI në zgjedhje ajo do të kandidojë sërish. (Lexo këtu)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia perrenjas miranda rira taulant balla zgjedhjet e qeshtorit 2019 bashkia perrenjas miranda rira taulant balla zgjedhjet e qeshtorit 2019

Sondazh

Poll