Bota

“Nuk lejojmë ndarjen o Hashim…”/ Dënohet me 2500 euro gjobë personi që kërcënoi me jetë presidentin Thaçi

19 Qershor 2020, 15:09 Nga DOSJA
“Nuk lejojmë ndarjen o Hashim…”/ Dënohet me 2500

KOSOVË– Kujtim Peci, personi që disa kohë më parë ka kërcënuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi është dënuar me 2,500 euro gjobë. Mediat në Kosovë kanë bërë të ditur se fillimisht ai fillimisht u dënua me 4 muaj burgim, por me pëlqimin e tij, dënimi me burg u zëvendësua me gjobën.

Kujtim Peci, kishte bërë një postim në rrjetet sociale duke përdorur emrin Kujtim Boletini ku krahas fotos me kallash ka shkruar dhe fjalët: Sot i zhdrypa prej tavanit se në Kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja, le ta din Hashim Broja a kushdo qoftë ai se Ende jemi gjallë pjesa e veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin gjum s’ta la me ba.

Sipas aktgjykimit të shpallur më 12 maj 2020, rezulton se Gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të lidhur mes Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Pecit.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci kujtim peci hashim thaci kujtim peci

Sondazh

Poll