Bota

“Unë kam qenë e magjepsur nga shkenca”, Universiteti i Oksfordit promovon punën e inxhinieres shqiptare, Arta Cika

19 Qershor 2020, 12:00 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE – Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave në Inxhinieri, më 23 qershor, Departamenti i Shkencës dhe Inxhinierisë në Universitetin e Oksfordit, i ka kushtuar një hapësirë promovuese punës së inxhinieres shqiptare Arta Cika.

Në një intervistë, Cika ka treguar më tepër për rrugëtimin e saj professional në fushën e inxhinierisë, ku thotë se: Unë kam qenë e magjepsur nga shkenca dhe inxhinieria gjatë gjithë jetës sime. Gjithmonë dëshiroja të dija se si funksionojnë gjërat. Matematika ka qenë lënda ime e preferuar. Gjithashtu, të dy prindërit e mi janë inxhinierë. Duke qenë se unë vi nga një vend në Veri të Shqipërisë doja të të nxisja një karrierë, e cila do të më lejonte të jetoja kudo dhe përpos që inxhinieria ka mundësi të ndryshme punësimi.

Aktualisht, ajo po kryen hulumtime në fushën e teorive të informacionit, rrjeteve hapësinore dhe entropinë grafike pranë Univeristit të Oksfordit. Ajo është gjithashtu anëtare e komitetit të Grave në Shoqërinë Inxhinierike në të njëjtin Universitet.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora arta çika arta çika

Sondazh

Poll