Rajoni

Kërcënohet me jetë presidenti Thaçi, autori poston foto me kallash: S’të lë ta bësh gjumin e qetë

Kujtim Boletini kishte postuar një fotografi ku shiheshin dy armë dhe kishte shkruar për presidentin Thaci se nuk do ta linte që të qëndronte i qetë.
Featured image of article: Kërcënohet me jetë presidenti Thaçi, autori poston foto me kallash: S’të lë ta bësh gjumin e qetë Hashim Thaçi

KOSOVË– Kërcënohet me jetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Një qytetar i identifikuar si Kujtim Boletini, ka kërcënuar me vrasje, kreun e shtetit, ndërkohë që është arrestuar menjëherë nga Policia.

Kujtim Boletini kishte postuar një fotografi ku shiheshin dy armë dhe kishte shkruar për presidentin Thaci se nuk do ta linte që të qëndronte i qetë.

Postimi

Sot i zhdrypa preh tavani se në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja le te dinë Hashim Broja a kushdo qoft ai se ende jemi gjallë pjesa e Veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin, gjumë stala me bo”, ka shkruar Boletini.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Disa ditë më parë në Kuvend, Thaçi është akuzuar nga kryeministri në largim, Albin Kurti se ka bërë marrëveshje sekrete me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndarjen e Kosovës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment