Bota

Trump Jr përballë të atit! Osama bin Laden ka ‘mbështetur’ Joe Biden

19 Qershor 2020, 13:57 Nga DOSJA
Trump Jr përballë të atit! Osama bin Laden ka

SHBA– Në fillim të kësaj jave Jacobs ka publikuar një video në të cilën shfaqet Presidenti  amerikan Donald Trump.

Në këtë podcast të djalit të tij, Donald Trump junior, ‘Triggered’, Trump pretendoi se Osama bin Laden ka ‘mbështetur’ Joe Biden, parashikoi se demokratët do të punonin me të nëse fitonte një mandat të dytë dhe tha se do të kishte një katastrofë të vërtetë nëse Biden do të fitonte në nëntor.

Teksa është pyetur për raportet se dokumente të konfiskuara në shtëpinë ku u vra bin ladeni, tregonin një plan për vrasjen e ish- presidentit Barak Obama, me qëllim që Joe Biden të bëhej president, Trump tha: Ne do të bëjmë menjëherë spot me këtë, menjëherë, nëse është e vërtetë.

Më tej Trump Jr prezantoi një reklamë si dhuratë për ditën e baballarëve, të miratuar nga Trump, që pretendonte se Biden ishte mbështetur nga Bin Laden dhe e quante atë, kandidatin e kinës, të Iranit dhe Osama Bin Ladenit.

Trump e quajti Biden të papërshtatshëm për të qenë president dhe tha se ai ishte ëndrra e kinës, e këto deklarata vijnë vetëm një ditë pasi ish sekretari për sigurinë kombëtare në shtëpinë e bardhë, John Bolton, publikoi pjesë të librit të tij të pritshëm, në të cilin thuhej se Trump kishte kërkuar ndihmë nga presidenti kinez, Xi Jin Ping, për ta ndihmuar në rizgjedhjen dhe kishte vlerësuar maksimalisht planin e tij për të ndërtuar kampe përqendrimi për myslimanë.

Donald Trump Jr, e pyeti të atin, njëkohësisht Presidentin e SHBA nëse ai do të hapte dosjen Roswell, duke iu referuar teorive konspirative që pretendojnë se qeveria ka mbuluar rrëzimin e një ufoje në Rosëell në 1947. Shumë njerëz ma bëjnë këtë pyetje, ka thënë  Trump, ka miliona njerëz që duan të shkojnë atje dhe të shohin, por unë nuk do t’ju tregoj çfarë di por është shumë interesante.

Burimi: Decider.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump jr donald trump donald trump jr

Sondazh

Poll