Bota

Pompeo letër Hotit: Bëre mirë me reciprocitetin, ju mbështesim në dialog me Serbinë deri në njohje

19 Qershor 2020, 13:41 Nga DOSJA
Pompeo letër Hotit: Bëre mirë me reciprocitetin, ju

SHBA– Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka dërguar sot një letër kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotit, duke e përgëzuar për heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë dhe duke i premtuar mbështetjen amerikane në dialogun me Beogradin deri në njohjen reciproke.

Siç citohet nga letra, Pompeo ka thënë se njohja e ndërsjellë është jetike për Kosovën sa i përket integrimit global dhe forcimit si shtet. Po ashtu sekretari Amerikan i Shtetit i shkruan Hotit që mirëpret zotimin e tij për të luftuar korrupsionin si prioritet i lartë i qeverisë. 

LETRA E PLOTË

Dëshiroj të uroj Kosovën për procesin paqësor dhe demokratik të formimit të qeverisë. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë lart miqësinë me Kosovën, si dhe mirëpresim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit SHBA-Kosovë në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Jam i bindur se mund të punojmë së bashku për promovimin e prosperitetit dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne vazhdojmë të mbështesim Kosovën në avancimin e procesit të normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruara në njohjen e ndërsjellë, që është esenciale për Kosovën sa i përket integrimit global dhe arritjes së potencialit të saj të plotë. E kemi mirëpritur vendimin e qeverisë suaj për heqjen e të gjitha masave të reciprocitetit mbi mallrat serbe, që shënoi një hap vital për rinisjen e procesit të dialogut. Kosova duhet të jetë e gatshme të rifillojë negociatat me Serbinë sa më parë që është e mundshme.

Gjithashtu, e mirëpres zotimin tuaj për të luftuar korrupsionin si prioritet i lartë i qeverisë tuaj. Ne do vazhdojmë mbështetjen tonë për përpjekjet kundër korrupsionit, si dhe për iniciativat e tjera që synojnë të rrisin sundimin e ligjit dhe të forcojnë institucionet demokratike që mund të sigurojnë trajtim dhe drejtësi të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Së bashku do të tejkalojmë pandeminë COVID-19 dhe do të ndërtojmë një shteg për realizim të potencialit ekonomik të Kosovës. Mbetem i përkushtuar për forcimin e lidhjeve mes dy shteteve tona.

Nga ana tjetër Avdullah Hoti po përgatitet për takimin e tij në Uashington, ku do ulet në tryezë me Serbinë. Takimi është kërkuar nga SHBA dhe mendohet që të arrihet një marrëveshje. Nga ana tjetër BE kërkon që dialogu të bëhet dhe ne negociimin e tyre.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota avdullah hoti mike pompeo qeveria hoti takimi kosove serbi 27 qershor avdullah hoti mike pompeo qeveria hoti takimi kosove serbi 27 qershor

Sondazh

Poll