Bota

Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi/ 6 viktima dhe 156 rate të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

19 Qershor 2020, 13:15 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi/ 6 viktima dhe 156 rate të reja me

MAQEDONI E VERIUT– Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar të paktën 6 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 222 numrin total të të vdekurëve.

Krahasuar me një ditë më parë numri i rasteve të reja është ulur, pasi dje u shënuan  182 të infektuar, ndërsa sot vetëm 156. Ndërkohë numri i viktimave ka qëndruar po i njëjtë si dje, edhe sot kanë vdekur 6 pacientë nga koronavirusi.

Maqedonia e Veriut vijon të mbetet një ndër vendet fqinje me rrezikshmërinë më të lartë sa i takon Covid-19. E lehtësuar nga masat e pandemisë, Qeveria e këtij shteti ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur karantinën me detyrim, pasi javën e fundit bilanci ditor i rasteve të reja dhe viktimave ka qënë i lartë. Lajmi i mirë është se 1.836 pacientë janë shëruar që  prej fillimit të shpërthimit. Ndërkohë Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se do të hapen  kufijtë tokësorë, por do të rregulla të forta për të shmangur mundësitë e një përhapje masive të rasteve.

 A.C./Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll