Bota

Vrasje, prostituta dhe sjellje të pahijshme, publikohen fakte tronditëse për sheikun arab (FOTO)

19 Qershor 2020, 14:10 Nga DOSJA
Vrasje, prostituta dhe sjellje të pahijshme, publikohen fakte

KATAR– Mediat e huaja sëfundmi kanë publikuar të dhëna tronditëse për sheikun arab. Sipas Dailymail vëllai i sheikut të Katarit, ka urdhëruar stafin e tij të vriste amerikanët, ndërkohë që personalisht dhunoi për vdekje shoferin e tij në Katar.

Mësohet se këto të dhëna tronditëse janë publikuar nga mediat e huaja dhe janë pretendime të ngritura në një padi të fortë të bërë në Gjykatë.

DailyMail ka siguruar një kopje të një padie civile federale të paraqitur në Massachusetts të martën e kësaj jave, ku ndër të tjera aty tregohet një fotografi tepër shqetësuese e një monarku playboy arab, i cili dyshohet se vrau një person para një prej paditësve amerikanë.

Akuzat janë ngritur kundër Shejh Khalid bin Hamad bin Khalifa Al Thani, vëllai i Emirit të Katarit.

Ndërkohë dokumentet gjyqësore, të paraqitura nga gjashtë ish-punonjës amerikanë të sheikut, pretendojnë se pas festës ne harem, i shoqëruar nga disa prostituta ai ka urdhëruar dy punonjës të stafit të tij që të vrisnin njerëzit amerikanë. Gjithashtu ai kërcënonte se do të vriste vetë personelin, si dhe raportohet të ketë bërë veprime të turpshme para tyre.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota katar khalid bin hamad al thani monarku playboy arab katar khalid bin hamad al thani monarku playboy arab

Sondazh

Poll