Bota

‘Simbol i shtypjes…!’ Hiqet statuja e Kristofor Kolombit nga sheshi

19 Qershor 2020, 14:47 Nga DOSJA
‘Simbol i shtypjes…!’ Hiqet statuja e Kristofor Kolombit nga

ITALI- Statuja e eksploruesit të njohur  italian, Kristofor Kolombi, është hequr ditën e sotme nga qyteti amerikan i San Franciskos, pasi protestuesit shprehen të shqetësuar se ishte një simbol i shtypjes.

‘’Statuja peshonte dy tonë, datonte prej vitit 1957, dhe u çmontua nga këshilli i qytetit pasi ishte në shënjestër të vandalizmit në vitet e fundit’’, sipas mediave të huaja.

Për këtë kanë reaguar edhe zyrtarë të shtetit  ku Catherine Stefani e ka quajtur si “hap të domosdoshëm” në një deklaratë të postuar në Twitter, duke pretenduar se monumenti përfaqësonte “bazat e dhimbshme” të historisë së vendit.

“Skllavëria, nënshtrimi dhe pushtimi janë fenomene që të gjithë duhet t’i dënojmë … statuja përfaqësonte një version imagjinar dhe të sterilizuar të historisë sonë duke e nderuar Kolombin, ndërsa injoronte traumën që shkaktuan veprimet e tij”, tha Stefani.

Burimi:lastampa.it

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kristofor kolombi kristofor kolombi

Sondazh

Poll