Bota

“Covid-19 ka vrarë mbi 120 mijë njerëz në SHBA”, Paralajmërimi i Faucit: Nuk do të ketë rikthim të izolimit

19 Qershor 2020, 12:18 Nga DOSJA
“Covid-19 ka vrarë mbi 120 mijë njerëz në SHBA”,

SHBA – Koronavirusi është përhapur prej më shumë se 4 muajsh edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka vrarë mbi 120 mijë njerëz dhe ka infektuar mbi 2 milionë të tjerë që prej fillimit të shpërthimit.

Ndërkohë eksperti amerikan për koronavirusin, doktori Anthony Fauci tha së fundmi se nuk sheh një rikthim të masave të rrepta të izolimit në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se niveli i infektimit qëndron në shifra të larta prej muajsh.

“Nuk mendoj se do të bisedojmë për rikthimin në izolim. Mendoj se duhet të flasim për një kontroll më të mirë të atyre zonave në vend ku duket se ka një shtim të rasteve të të prekurve.”- deklaroi dr.Fauci në një deklaratë për shtyp.

E ndërkohë që në ish-epiqendrën e koronavirusit në Nju Jork është vënë në kontroll, infektimet po rriten ndjeshëm në shtetet e tjera.  Eksperti amerikan shtoi se duhet një qasje e lokalizuar për rihapjen e vendit, në mënyrë që zonat ku nuk ka raste të reja të mund të rihapin shkollat, ndërsa pjesët e tjera të vendit duhet të presin.

Fauci tha më tej  se ai ishte optimist se së shpejti do të ketë një vaksinë, duke përshkruar rezultatet e hershme të testimeve si inkurajuese.

Burimi: Washingtonpost

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci anthony fauci

Sondazh

Poll