Bota

Covid-19 ka ndryshuar gjithçka/ Higjena ekstreme e hotelit që pret turistët në Spanjë

19 Qershor 2020, 13:30 Nga DOSJA
Covid-19 ka ndryshuar gjithçka/ Higjena ekstreme e hotelit që pret

SPANJË– Koronavirusi ka ndryshuar gjithçka në jetën e njerëzve pasi rregullat për mbrojtjne nga ky virus i rrezikshëm do të vijojnë të na shoqërojnë edhe për shumë kohë.

Ndërkohë në Spanjë pavarësisht  lehtësimit të masave dhe rihapjes së vendit  çdo resort, hotel apo restorant duhet të përmbush të gjitha rregullat për mbrojtjen nga një shpërthim  i ri i Covid-19.

Kontrolli i temperaturës,  vendosja e maskës në fytyrë, dorezat apo dezinfektues i duarve me alkool janë rregullat bazë që nuk duhet të neglizhohen për asnjë arsye.

Kjo është gjithçka para se të pi kafe.

Mirësevini në Riu Concordia, zinxhiri i hotelierisë me seli në ishullin e pushimeve spanjolle të Mallorca.

Ky vend është zgjedhur posaçërisht për të përshëndetur disa prej 11,000 vizitorëve gjermanë që shkojnë këtu si pjesë e një programi pilot për të testuar masat paraprake të koronavirusit dhe rihapjen e ekonomisë së turizmit në Spanjë.

“Hotelet RIU” kanë investuar në një mori protokollesh të reja.

Në hollin tonë, një aparat fotografik termik skanon turistët kur futen nëpër dyert automatike, por nëse temperatura juaj është shumë e lartë, aparati  jep  një alarm të kuq.

“Bota do të na shohë si një shembull. Një shembull pozitiv. Ndihemi shumë të guximshëm për t’i treguar botës produktin tonë. Dhe njerëzit po bëjnë një përpjekje fantastike deri më tani, të ftuarit po përgjigjen aq mirë.”- tha drejtori i hotelit Sergio Navarro për CNN.

Megjithatë, kur një alarm bie në mes të kafesë sime, pyes veten shkurt nëse aparati termik ka sinjalizuar dikë që ka ethe.  Stafi është shumë i gëzuar. Kur i them kamerierit tim që jam duke ngrënë mëngjes vetëm, ai më përgëzon për zgjedhjen e “opsionit më të sigurt”.

Rutina e mëngjesit është shumë i ndërlikuar. Më duhet të ndjek shigjetat e kuqe në dysheme për të mos u përplasur me të tjerët. Të gjithë të turistët përreth meje janë gjermanë. Hoteli është prenotuar nga operatori turne TUI, biznesi numër një në botë turistik.

Masat paraprake dhe kujdesi shtesë janë të kuptueshme,  turizmi është goditur shumë  gjatë pandemisë dhe këtë vit operatorët turistikë dhe hotelet duhet të punojnë shumë.

“Fluturimet tona të para nga Gjermania për në Mallorca janë rezervuar brenda 36 orëve dhe të ftuarit tanë shijuan pritjen e ngrohtë. Ne jemi shumë të kënaqur që jemi operatori i parë që priti përsëri pushuesit në Mallorca.”- tha TUI në një deklaratë për CNN.

Burimi:  CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota spanje spanje

Sondazh

Poll