Bota

Ka vrarë mbi 34 mijë njerëz/ Koronavirusi ka shpërthyer që prej dhjetorit të 2019 në Itali

19 Qershor 2020, 10:15 Nga DOSJA
Ka vrarë mbi 34 mijë njerëz/ Koronavirusi ka shpërthyer

ITALI– Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi në Europë, ku  në mars të këtij viti u përball me kulmin e numrit të rateve të reja dhe të viktimave nga nga koronavirusi.

Ditën e sotme Institutit Kombëtar të Shëndetit, në Itali ka deklaruar se koronavirusi ka qenë i pranishëm në Itali, që në dhjetor të vitit të shkuar.

Ky konfirmim vjen në bazë të një studimi të bërë së fundmi, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, në Itali, ku më tej thotë se Covid-19 ka shpërthyer fillimisht në veri të Italisë, në dhjetor 2019, ndonëse rasti i parë zyrtarisht u konfirmua në shkurt.

Ndërkohë gjurmët e virusit u zbuluan në mostrat e ujërave të zeza në qytetet e Milanos dhe Torinos në fund të vitit të kaluar, dhe në Bolonjë në janar, tha ISS.

Gjithashtu Instituti kreu një analizë të ujërave të ndotura të mbledhura nga tetori i 2019 deri në shkurt 2020 përpara se Covid-19 të godiste fuqishëm Italinë, kohë në të cilën u njoftua dhe zyrtarisht.  Mostrat nga tetori dhe nëntori 2019 rezultuan negative.

Deri më tani në Itali janë shënuar 34,514 viktima dhe 238,159 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.

Burimi:  CGTN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll