Bota

Takimi i 27 qershorit/ Mediat serbe: 18 pikat e marrëveshjes në tavolinën e Trump, Serbia njeh Kosovën dhe hyn në BE

19 Qershor 2020, 11:42 Nga DOSJA
Takimi i 27 qershorit/ Mediat serbe: 18 pikat e marrëveshjes në

KOSOVË– Më 27 qershor Kosova dhe Serbia janë thirrur në një takim zyrtar në Amerikë nga i dërguari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell. Ndërkohë ky i fundit po cilësohet nga mediat e huaja si dita kur Serbia dhe Kosova do nënshkruajnë paqen, pas tre dekadash lufte dhe tensionesh.

Sa i përket kësaj çështje mediat serbe kanë shkruar se presidentit Aleksandër Vuçiç, kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit Hashim Thaçi, do t’u vihet në tavolinë një marrëveshje e gatshme, e hartuar nga administrata Trump. Në këtë kohë disa media në Prishtinë, por edhe në Beograd kanë nxjerrë një draft të kësaj marrëveshjeje, që raportohet se mund të nënshkruhet nga pala shqiptare dhe ajo serbe në Uashington.

Përveçse kanë pranuar dhe mirëpritur ftesën e Grenell, si kryeministri Hoti, ashtu edhe Thaçi nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi bisedimet në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë thuhet se marrëveshja e hartuar nga SHBA parashikon 18 pika:

1. Kosova fiton 7 miliardë euro nga SHBA.

2.Nuk ka cënim të territorit te Kosovës.

3.Nuk ka Asocacion te Komunave Serbe me status te veçante.

4.Kosova njihet nga Serbia.

5.Kosova anëtarësohet në OKB pas tri vitesh.

6.Serbia anëtarësohet në BE dhe pranon anëtarësimin e Kosovës në BE pa e penguar ligjërisht, Kosova anëtarësohet dy vite me vone.

7.Serbia fiton 10 miliardë euro nga SHBA.

8.Kosova merr liberalizimin e vizave.

9.Kosova merr njohje nga 5 vendet e BE-se brenda 12 muajve pas nënshkrimit te marrëveshjes finale.

10.Kosova dhe serbet qe jetojnë ne Kosove kane qasje për furnizim me ujë nga Ujmani, i cili menaxhohet dhe mbikëqyret nga autoritetet e Kosoves.

11.Trepçën e merr ne menaxhim Qeveria e Republikës së Kosovës.

12.Serbisë i lejohet të ndihmojë serbet ne Kosove me mjete financiare, Kosovës i lejohet te i ndihmojë qytetarët e Luginës me mjete financiare.

13.Kosova anëtarësohet ne UNESCO, INTERPOL pa u penguar nga Serbia, ndërsa vota e Serbisë PRO ose KUNDER, varet nga vullneti i saj.

14.Serbia bëhet kandidate për anëtarësimin ne NATO dhe pranohen si anëtare në të njëjtin moment me Kosoven.

15.Kishat Ortodokse në Kosove, financohen nga mjetet e mbledhura nga donatoret serb brenda Kosovës dhe objektet ruhen nga gjysma e Policisë që janë te komunitetit shqiptar të Kosovës dhe gjysma e policëve serbe të Kosovës.

16.Serbia kërkon falje për krimet e luftës në Kosovë, detyrohet të shlyejë dëmin e shkaktuar (me ndihmën e BE-se pas anëtarësimit në BE) dhe te krimeve të luftës, në këtë gjykim gjysma e gjyqtareve dhe prokuroreve do të jenë nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe gjysma gjyqtarë dhe prokurorë serb.

17.Serbia ndryshon Kushtetutën e saj dhe heq nga preambula e saj Kosovën me termin “Kosova dhe Metohija”

18.Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë marrin Çmimin Nobel për Paqe, për arritjen e marrëveshjes historike.

Megjithatë ende nuk ka një deklaratë nga vet palët për të cilët flitet, prandaj pritet  që ky draft të konfirmohet nga palët përgjegjëse.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni donald trump hashim thaci richard grenell uashington donald trump hashim thaci richard grenell uashington

Sondazh

Poll