Bota

“Nuk është politikë e Trump”, Grenell: Ideja e këmbimit të territoreve ishte e John Bolton

19 Qershor 2020, 11:22 Nga DOSJA
“Nuk është politikë e Trump”, Grenell: Ideja e

KOSOVË– I dërguari i posaçëm i Amerikës, Richard Grenell për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka bërë me dije sërish se e kujt ishte ideja për shkëmbimin e  territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Teksa Grenell ka dhënë një intervistë për Fox Neës, ai është pyetur edhe për takimin që do të mbahet në Ëashington me 27 qershor, mes palës serbe dhe kosovare me ndërmjetësimin e SHBA-së.

Zyrtari amerikan tha se çështja e shkëmbimit të territoreve mes dy shteteve nuk ishte ide e presidentit aktual të Amerikës, Donald Trump.

“Për momentin jam në një situatë ndryshe, për shkak te situatës së krijuar nga John Bolton që ka qenë tjetër nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim të territoreve, që nuk është në asnjë mënyrë politikë e Trump, por te dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton.”- është shprehur Grenell.

Ndër të tjera Grenell është shprehur se po lufton me këtë thashethem që ka rrjedhur nga fakti që John Bolton ka ndjekur politikën e tij dhe jo të presidentit Trump.

“Kur pranon të punosh për një President si Trump, që është njeri që dëshiron të ndryshoj Ëashingtonin, nuk mund te veprosh si John Bolton. Si përfundim kjo nuk është një konflikt në mes të Demokrateve dhe Republikaneve, por një “lufte” ne mes te ËSashingtonit Zyrtar me pjesës tjetër të Amerikes”.

Ndërkohë kanë  mbetur vetëm edhe tetë ditë deri në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ku udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen me ndërmjetësimin e të dërguarit të Donald Trump, Richard Grenell. Gjithashtu ato do të priten edhe nga këshilltari kryesor i presidentit amerikan, Robert O’Brien.

Sa i përket këtij takimi dje ka shkruar edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë, e cila ka përcjellë një deklaratë të Richard Grenellit, në të cilën thuhet se takimi në Washigton do t’i hapë dyert për zhvillimin ekonomik të rajonit.

“Kjo mundësi në Shtëpinë e Bardhë i hap dyert për një zhvillim të ri ekonomik dhe të investimeve. SHBA-ja shpreson që liderët e Kosovës dhe Serbisë do të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u rikthyer në dialog dhe për ta nisur një etapë të re të stabilitetit dhe prosperitetit. Njerëzit e rajonit e meritojnë këtë.”- është shprehur Ambasada Amerikane në Prishtinë përmes një postimi në Twitter.

Burimi: FOXNEWS

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni john bolton richard grenell robert o'brien john bolton richard grenell robert o'brien

Sondazh

Poll