Bota

Tronditet Zelandë e Re/ Një zyrtar policor qëllohet për vdekje gjatë kontrollit rutinor

19 Qershor 2020, 09:40 Nga DOSJA
Tronditet Zelandë e Re/ Një zyrtar policor qëllohet për

ZELANDA E RE– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zelandën e Re, ku një oficer policie është qëlluar për vdekje me armë zjarri gjatë një ndalimi rutinor në trafik në Auklland të Zelandës së Re.

Ndërkohë ende nuk është identifikuar autori, pasi mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas krimit. Sipas mediave të huaja, të paktën 4 orë pas pas të shtënave, policia e armatosur ka arrestuar dy persona të dyshuar për këtë vrasje.  Raste të tilla janë të rralla në Zelandën e Re, kjo pasi as vet policët nuk janë të armatosur.

Pas ngjarjes së rëndë, autoritetet policore të Zelandës së Re kujtojnë se ky krim vjen pas 11 vitesh, kur në maj të  vitit 2009 një zyrtar i Policisë është qëlluar në një shtëpi teksa po kryente një kërkim rutinor.

Komisionari policor, Andreë Coster, ka konfirmuar se zyrtarët nuk kanë qenë të armatosur, ndërsa lajmi që ka shokuar këtë të premte Zelandën e Re, ka nxitur edhe një reagim të kryeministres  Jacinda Ardern e cila ka deklaruar se vdekja përbën ‘lajm shkatërrues’.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jacinda ardern vritet zyrtari policor ne zelanden e re jacinda ardern vritet zyrtari policor ne zelanden e re

Sondazh

Poll