Politike

Ambasadori italian takon kreun e SPAK, i shpreh mbështetje për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

18 Qershor 2020, 16:11 Nga DOSJA
Ambasadori italian takon kreun e SPAK, i shpreh mbështetje për

TIRANW-Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci është takuar me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja. Takimi ishte pjesë e aktivitetit mbështetës që Italia i ka ofruar ndër vite Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian.Gjatë bisedës, Bucci rinkonfirmoi mbështetjen e plotë të Italisë për angazhimin e Krajës dhe kolegëve të tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Njëkohësisht ambasadori italian theksoi gjendjen e shkëlqyer të bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin gjyqësor dhe hetimet e përbashkëta, pas memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim. Gjithashtu Bucci përsëriti angazhimin maksimal të zyrës së tij, për të marrë rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll