Politike

Rudina Hajdari bojkoton Këshillin Politik, ‘braktis’ mbledhjen e sotme. Gjiknuri vetëm me opozitën 

18 Qershor 2020, 16:07 Nga DOSJA
Rudina Hajdari bojkoton Këshillin Politik, ‘braktis’ mbledhjen

TIRANË– Bashkëkryetarja dhe përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari ka vendosur që të bojkotojë punimet e sotme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ajo nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme.

Kështu që mbledhja e sotme do të zhvillohet vetëm në praninë e përfaqësuesit të maxhorancës, Damian Gjiknurit dhe atyre të opozitës jashtëparlamentare, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi. 

Në mbledhjen e disa ditëve më parë, Hajdari u largua para kohe me pretendimin se brenda po bëheshin pazare për ndarjen e tenderit për identifikimin biometrik. Ajo u shpreh se kishte punë më të rëndësishme për të bërë dhe u largua disa orë para të tjerëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik reforma zgjedhore rudina hajdari keshilli politik reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll