Politike

‘Turqia ndikoi në anulimin e marrëveshjes detare Shqipëri-Greqi’/ Rama e quan artikullin një mashtrim: Fjala kazan vjen

18 Qershor 2020, 11:58 Nga DOSJA
‘Turqia ndikoi në anulimin e marrëveshjes detare

TIRANË: Kryeministri Edi Rama i ka quajtur të rreme ‘prapaskenat’ për marrëveshjen detare të vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë, të publikuara nga një medie turke. Kreu i qeverisë theksoi se edhe mediet turke janë kazan dhe se gjithçka është një mashtrim. Ai hodhi poshtë deklaratën e admiralit turk, se ka qenë Turqia ajo që ka parandaluar marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Biseda:

Pyetja: Këto ditë në mediet turke është publikuar një intervistë e një admirali të Turqisë, i cili ka deklaruar se ka qenë Turqia, ajo e cila ka parandaluar marrëveshjen e detit, të vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë. A keni një koment në lidhje me këtë?

Edi Rama: Të mos gabohem se këtu, më ndihmon ndonjë nga këta të ministrisë? Fjala kazan vjen nga turqishtja në mos gabohem. Kështu kazani nuk është ekskluzive shqiptar. Kazan nuk ka vetëm në Shqipëri, por ka edhe në Turqi. Kazan ka edhe në Greqi, në një kazan në Greqi flitet për një marrëveshje të fshehtë për t’i falur Turqisë Pashalimanit, me synimin që të bënim ndonjë agresion natën. Ndërkohë që Greqia ishte në gjumë. 

Në mediet turke ka qarkulluar së fundmi një artikull me titull “Admirali Cihat Yaycı paralajmëron për marrëveshjen Itali-Greqi!”. Në këtë artikull thuhet se  pala turke  ka ndikuar në palën shqiptare për detajet e dëmshme që kishte marrëveshja e vitit 2009, e cila në vijim u rrëzua në Gjykatën Kushtetuese.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama marrëveshja me greqinë për detin edi rama marrëveshja me greqinë për detin

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2020, 10:36

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Kryenegociatorin për Zhvillimim e Negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE. Sipas Ramës kryenegociatori ës...