Politike

Kuvendi rrëzon tre dekretet e Metës, miratohen ndryshimet në Aktin Normativ për masat kundër COVID-19

18 Qershor 2020, 14:01 Nga DOSJA
Kuvendi rrëzon tre dekretet e Metës, miratohen ndryshimet në

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot tre dekrete të tjera të Presidentit Ilir Meta. Në fund të seancës së sotme, deputetët kanë votuar kundër dekreteve të Metës për “Për aktivitetet e turizmit detar”, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” dhe “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”.

Për këto dekrete një ditë më parë Meta reagoi ashpër dhe i ka bërë thirrje SPAK-ut për të hetuar deputetët, pasi sipas tij kanë shkelur ligjet.

Ndërkohë në Kuvend janë miratuar ndryshimet në Aktin Normativ 20, datë 20.05.2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave. Sipas ndryshimeve do forcohen protokollet kudnër COVID-19 dhe do bëhet me detyrim mbatja e distancës mes të ftuarve në studiot televizive.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dekretet e metës ilir meta seance plenare 18 qershor 2020 dekretet e metës ilir meta seance plenare 18 qershor 2020

Sondazh

Poll