Politike

Ndryshim në aktin normativ: Kush nuk aplikon për pagën e luftës për punonjësit, gjobitet me 50 mijë lekë

18 Qershor 2020, 14:52 Nga DOSJA
Ndryshim në aktin normativ: Kush nuk aplikon për pagën e

TIRANË– Ditën e sotme janë prezantuar dy ndryshime në Aktin Normativ për me vendosjen e protokolleve të rrepta për mbrojtjen nga COVID-19. 

Pika e dytë ka të bëjë me gjobitjen e punëdhënësit, nëse nuk ka aplikuar për pagën e luftës për punonjësit e tij.

“21. Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit te te punesuarit apo ish-te punesuarit qe ploteson kushtet per te perfituar ndihmen financiare, gjate periudhes se fatkeqesise natyrore te shpallur si pasoje e COVID-19, denohet me gjobe ne masen 50 000 (pesedhjete mije) leke. Subjektet, te cilat i kane trajtuar me page te plote te punesuarit apo ish-te punesuarit nuk gjobiten per mosaplikim per perfitimin e ndihmes financiare. Subjektet e gjobituara mund te ushtrojne te drejten e ankimit prane administrates tatimore, duke paraqitur ne rruge elektronike, nepermjet portalit e-filing, shkaqet dhe/ose arsyet e mosaplikimit,jo me vone se 30 (tridhjete) dite nga data e komunikimit te gjobes, sipas Kodit te Procedurave Administrative.”.

Neni2

Ky akt normativ hyn ne fuqi otohet ne “Fletoren zyrtare”,”– thuhet në aktin normativ.

Ndërsa pika e parë kishte të bënte me vendosjen e dustancës prej dy metrash mes të ftuarve në studio televizive. Sipas Manastirliut, nëse nuk respektohet kjo distancë, subjekti mund të gjobitet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll