Politike

Shoqërimi i gazetarit nga Policia, Meta: Dënon me forcë këtë rast dhune, efektivtë të respektojnë ligjin dhe lirinë e m

18 Qershor 2020, 13:31 Nga DOSJA
Shoqërimi i gazetarit nga Policia, Meta: Dënon me forcë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për shoqërimin nga Policia të gazetarit Elvis Hila në Lezhë. Në një reagim në mediat sociale, Meta shprehet se dënon me forcë këtë rast, që sipas tij është i përsëritur. Më tej shprehet se Hila ka solidaritetin e tij të plotë dhe më tej bën thirrje që të gjithë gazetarët t’i shërbejnë me guxim, kurajo e profesionalizëm dhe transparencë informimit publik.

“Dënoj me forcë rastet e përsëritura të dhunës, shantazhit dhe kërcënimit policor mbi gazetarët në krye të detyrës, siç është edhe rasti i fundit i shoqërimit pa asnjë shkak të justifikuar ligjor të gazetarit z.Elvis Hila, i cili po raportonte për aksionin e IKMT në Shëngjin. Duke shprehur solidaritetin e plotë me z.Hila, inkurajoj të gjithë gazetarët t’i shërbejnë me guxim, kurajo e profesionalizëm dhe transparencë informimit publik, bazuar vetëm mbi faktet dhe të vërtetat.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të tregojë profesionalizëm, të respektojë ligjin, lirinë dhe të drejtat e gazetarëve dhe të distancohet nga praktikat abuzive që na kthejnë pas në kohët më të errëta të dhunimit të të drejtave të njeriut, që e dëmtojnë rëndë imazhin e saj dhe të Shqipërisë. Apeloj zbardhjen e plotë dhe hetimin me përgjegjshmëri maksimale të kësaj ngjarjeje dhe ndëshkimin pa hezitim të autorëve të këtij akti, si dhe të gjithë atyre që në mënyrë të përsëritur frymëzojnë dhunën, shantazhet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve”, shkruan Meta.

Ditën e djeshme, u shoqërua nga Policia lokale në Shëngjin Elvis Hila, i cili ishte duke raportuar nga vendngjarja për shembjen e ndërtimeve pa leje. Shefi i Rendit në komisariatin e policisë Lezhë,  Agron Qullhaje i mori telefonin dhe urdhëroi shoqërimin e tij për në Komisariat. Por, gazetari nuk u shoqërua në Komisariat, pasi efektivët e Policisë e kanë mbajtur vetëm për rreth 10 minuta në furgon dhe më pas e lanë të lirë

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elvis hila ilir meta shoqerohet elvis hila elvis hila ilir meta shoqerohet elvis hila

Sondazh

Poll