Politike

Rikthehen masat drastike, Manastirliu: 2 metra distancë në studiot televizive, në të kundërt gjobiteni

18 Qershor 2020, 14:26 Nga DOSJA
Rikthehen masat drastike, Manastirliu: 2 metra distancë në studiot

TIRANË– Masat dhe rregullat për ruajtjen e distancës janë rikthyer sërish fuqishëm për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve në Shqipëri.

Gjatë prezantimit në Parlament, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije dy ndryshime në aktin normativ, me vendosjen e protokolleve të rrepta për mbrojtjen nga COVID-19 dhe tha se një prej nismave është vendosja e distancës së sigurisë në studio televizive.

Manastirliu shtoi se në studiot televizive duhet ruajtur distanca prej dy metrash dhe nëse kjo nuk respektohet, personat përgjegjës, do të gjobiten.

NDRYSHIMET NE AKTIN NORMATIV:

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NE AKTIN NORMATIV NR.3, DATE 15.3.2020, TE KESHILLIT TE MINISTRA VE, “PERMARRJEN E MASAVE TE VECANTA ADMINISTRATIVE GJATE KOHEZGJATJES SE PERIUDHES SE INFEKSIONIT TE SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TE NDRYSHUAR

Ne mbeshtetje te nenit 101 te Kushtetutes, me propoz1mm e ministrit te Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale dhe te ministrit te Brendshem, Keshilli i Ministrave

VE NDO S I:

Neni 1
Ne nenin 3, te aktit normativ nr.3, date 15.3.2020, te Keshillit te Ministrave, te ndryshuar, behen keto ndryshime dhe shtesa:

“13. Te gjitha transmetimet audiovizive me me shume se nje person ne te njejten studio televizive, qe nuk respektojne distancen e sigurise prej 2 metrash nga njeri-tjetri, denohen me gjobe ne masen 1 000 000 (nje milion) leke dhe, ne rast perseritjeje, iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, te pjesshem ose te plote, te transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit te pajisjeve, pas marrjes se vendimit nga ministria pergjegjese per shendetesine dhe zbatohet nga organi kompetent.”.

“21. Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit te te punesuarit apo ish-te punesuarit qe ploteson kushtet per te perfituar ndihmen financiare, gjate periudhes se fatkeqesise natyrore te shpallur si pasoje e COVID-19, denohet me gjobe ne masen 50 000 (pesedhjete mije) leke.

Subjektet, te cilat i kane trajtuar me page te plote te punesuarit apo ish-te punesuarit nuk gjobiten per mosaplikim per perfitimin e ndihmes financiare.

Subjektet e gjobituara mund te ushtrojne te drejten e ankimit prane administrates tatimore, duke paraqitur ne rruge elektronike, nepermjet portalit e-filing, shkaqet dhe/ose arsyet e mosaplikimit,jo me vone se 30 (tridhjete) dite nga data e komunikimit te gjobes, sipas Kodit te Procedurave Administrative.”.

Neni2

Ky akt normativ hyn ne fuqi otohet ne “Fletoren zyrtare”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike masat kunder covid 19 ogerta manastirliu masat kunder covid 19 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll