Politike

REPLIKAT/ Balla: ‘Zgjedhorja u vonua për faj të Lulit e Rudinës. Përgjigjet Hajdari: Marrëveshja u bë për hir të integ

18 Qershor 2020, 13:18 Nga DOSJA
REPLIKAT/ Balla: ‘Zgjedhorja u vonua për faj të Lulit e

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur sot për Reformën Zgjedhore. Në fjalën e tij në Kuvend, Balla ka sulmuar Bashën dhe Rudina Hajdarin, duke thënë se ata e kanë fajin për vonesën e Reformës Zgjedhore.

Jam betuar dhe stërbetuar në këtë foltore me dhjetra herë se historia staliniste ku paritë votohen dhe numërojnë votat e vendit, duhet të kishte marrë fund. Duhet të kuptojmë se për hir të konsensusit, ne jemi dhe duhet të jemi të detyruar qe t’i qëndrojmë. Kushtetuta është Kushtetutë. Ka një proces të koklavitur. Pas javës së parë të korrikut le të jetë një proces i shkutër dhe intensiv. Unë respektoj më shumë deputetin më të fundit të këtij grupi këtu, sesa deputetin e parë të atij grupi që ka ikur. Kemi gjithë kohën për ta bërë. Marrëveshja për faj të Lulit dhe Rundina Hajdarit u vonua për muaj të tërë. Ne kemi kohë që t’u japim shqiptarëve një marrëveshje dhe kjo bëhet me punë”, u shpreh ndër të tjera Balla.

Por kjo deklaratë e Ballës, nuk ka kaluar pa komentin e Rudina Hajdarit, e cila u shpreh se marrëveshja në Këshillin Politik është bërë për hir të integrimit. Ajo më tej tha Edi Rama e ka kthyer Bashën në një SHPK.

Ajo marrëveshje u bë se për hir të integrimit të Shqipërisë duhet ta bënim. Por s’mund të lë pa theksuar një të vërtetë. E kthehu Rama-Bashën në SHPK. Se çfarë e kthehu atë marrëveshje ishte veç një tender, disa ulkonja që folën për tenderin. Për këtë më erdhi keq se nuk duhet të kishte përfunduar ashtu. Fati i shqiptarëve nuk duhet të jetë më në dorën tuaj”, u shpreh Hajdari.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari seance plenare 18 qershor 2020 taulant balla rudina hajdari seance plenare 18 qershor 2020 taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2020, 10:36

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Kryenegociatorin për Zhvillimim e Negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE. Sipas Ramës kryenegociatori ës...