Politike

‘Kur me babain e saj të ndjerë ndanim Kuvendin…’/ Braçe preket nga fjalimi i Rudina Hajdarit për të ëmën: E prekën

18 Qershor 2020, 15:44 Nga DOSJA
‘Kur me babain e saj të ndjerë ndanim Kuvendin…’/

TIRANË– Zv.kryeministri i vendit, Erion Braçe ka mbështetur deputeten Rudina Hajdari në fjalimin e saj në Kuvend, pak pasi nëna e saj, gjyqtarja Fatmira Hajdari u shkarkua nga procesi i Vettingut. Edhe pse e përlotur, Rudina u shpreh se e pranonte vendimin dhe se besonte tek Reforma në Drejtësi.

I prekur nga fjalët e deputetes, Braçe kujton kohën kur ai ndante Kuvendin me babain e saj të ndjerë, Azem Hajdarin, duke adresuar edhe sulmet që ajo ka marrë në adresë të së ëmës.

Unë nuk jam mik me Rudina Hajdarin! Kur me babain e saj të ndjerë ndanim Kuvendin ajo ishte e vogël. Kur për kaq muaj rresht nën sulme personale që ta shpifnin, nuk besova se do rezistonte, do qëndronte, edhe si grua natyrisht. Por ja që sot dëshmoi forcën e saj; Mposhti gjithë llumin burrëror që e luftoi personalisht, në pikën e dobët, nënën! I mundi përsëri!,”-shkruan ndër të tjera Braçe.

POSTIMI I PLOTË:

Une nuk jam mik me Rudina Hajdarin!  Kur me babain e saj te ndjere ndanim Kuvendin ajo ishte e vogel; Kur ai nuk ishte me e une vijova ne Kuvend, ajo ndiqte rrugen e saj te edukimit dhe jetes ne SHBA. Ndajme ideologji te ndryshme, nuk mendojme njesoj, jemi kundershtare per kete! Por sot njoha nje ane te forte te saj; Te qenit parimore, pertej intetesit te castit, personal, familjar! Nuk eshte e thjeshte te mbash nje qendrim te tille; ndaj nuk e keni pare kurre deri tani ne kuvend! Nje njeri i forte qe beson ne parime mundet te bej kete! E cmoj Rudinen per kete; Kur per kaq muaj rresht nen sulme personale qe ta shpifnin, nuk besova se do rezistonte, do qendronte, edhe si grua natyrisht. Por ja qe sot deshmoi forcen e saj;Mposhti gjithe llumin burreror qe e luftoi personalisht, ne piken e dobet, nenen! I mundi perseri! Eshte drejtësia qe te ben te forte; Drejtësia frymezon! Drejtesia e re e barabarte, funksionale, efikase, e pavarur, e paster, eshte me shume se cdo gje, eshte ngjitese me besoni! Prej themelimit te shtetit shqiptar, cdo rregjim beri drejtesine politike e te korruptuar te udheheqesit, kurre drejtesine e barabarte per te gjithe! Tani eshte koha per drejtësinë e re! 100 vite shkuan pa te; Ky eshte shansi unik i 100 viteve ku kemi hyre!

Gjyqtarja Fatmira Hajdari u shkarkua paraditen e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me pretendimin se nuk justifikonte pasurinë. Pas vendimit, Hajdati u shpreh se e priste një verdikt të tillë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace rudina hajdari erion brace rudina hajdari

Sondazh

Poll