Politike

“Hahet mish ariu dhe kafshësh të mbrojtura”/ Rama hedh poshtë mediat britanike: Kazan s’ka vetëm në Shqipëri, arinj

18 Qershor 2020, 11:50 Nga DOSJA
“Hahet mish ariu dhe kafshësh të mbrojtura”/ Rama hedh

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar lajmin që vuri në ‘alarm’ mediat britanike, të cilat denonconin se në një restorant në Shqipëri, në Drilon hahet mish i kafshëve, të cilat janë të mbrojtura me ligj.

I pranishëm në mbledhjen ku u bë prezantimi i Kryenegociatorit për Zhvillimim e Negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE, Z/ Zef Mazi, Rama tha se mediat që janë ‘kazan’, nuk ekzistojnë vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet jashtë.

Më tej ai shtoi se edhe në Angli ka kazanë, referuar lajmit që denonconte restorantin ku hahej mish ariu, dhelpre dhe kafshësh të tjera të mbrojtura.

Kazani nuk është ekskluzivisht shqiptar, nuk ka vetëm në Shqipëri, por edhe në Turqi. Ka edhe në Greqi. Në një kazan në Greqi flitej për një marrëveshje të fshehtë….Ka sa të duash. Kishte dhe një kazan dje në Angli, dhe thoshte se në Shqipëri shitet mish ariu. Arinj ka sa të duash në Shqipëri, por nuk i kemi për shitje,”– tha Rama duke hedhur poshtë versionin e mediave ndërkombëtare.

Dosja.al publikoi një ditë më parë foton me emrin e restorantit ku konsumohet mish nga arinjtë, dhelprat dhe zogjtë e rrallë, të cilët vriten në mënyrë të paligjshme pasi këto të fundit janë të mbrojtur me ligj nga shteti.

Alarmi për këtë restorant që shërben në Drilon të Pogradecit u dha nga mediat ndërkombëtare. Indipendent, shkruante se studiuesit janë shprehur të shqetësuar pasi kafshët si arinjtë, majmunët dhe zogjtë grabitqarë janë ndër kafshët e gjalla që janë specie në zhdukje e ndërkohë ata po shiten online e më pas theren për mish. Studiuesit thanë se dy nga faqet kryesore në internet në Shqipëri reklamojnë shitjen e arinjve dhe specie të tjera që mbrohen me ligj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike drilon edi rama for paws kafshet e egra ne shqiperi pandi cekici pogradec restorant egnis restoranti me mish ariu drilon edi rama for paws kafshet e egra ne shqiperi pandi cekici pogradec restorant egnis restoranti me mish ariu

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2020, 10:36

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Kryenegociatorin për Zhvillimim e Negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE. Sipas Ramës kryenegociatori ës...